MPB: Askush nuk ka vjedhur rrymë në QTQ, gërmimi i kriptovalutave nuk është vepër penale

Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me njoftim lidhur me aksionin për gërmimin e kriptovalutave në magazinat e Qendrës Tregtare të Qytetit. Ata thonë se rasti është denoncuar në orën 14:15 nga ana e A.M.

“Zyrtar policor menjëherë kanë dalë në vendngjarje sipas denoncimit, kanë realizuar biseda me personat zyrtar të QTQ dhe me përfaqësues të EVN-së, ku është konfirmuar se nuk bëhet fjalë për vjedhje të energjisë elektrike, pas çka është konstatuar se nuk ka elemente të veprës penale, e dënueshme sipas Kodit Penal. Në gusht 2021 pas informacioneve të siguruara për të njëjtën vepër penale ‘vjedhje të energjisë elektrike’ poashtu është vepruar nga ana e policisë dhe në të njëjtin lokacion nuk është konstatuar vjedhje të energjisë elektrike dhe nuk janë gjetur kompjuter për gërmimin e kriptovalutave. Njëkohësishtë, gërmimi i kripotovalutave nuk paraqet vepër penale sipas Kodit Penal të RMV-së”, thuhet në njoftimin e policisë.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *