NJË FOTO SHUMË NORMALE E KËNGËTARES PO KRIJON ZHURMË NË INTERNET

Këngëtarja 18-vjecare, Billie Eilish, mbajtëse e shumë çmimeve “Grammy” dhe rekordemene në klasifikimet botërore për muzikë, së fundmi ka krijuar shumë zhurmë, pasi një foto e saj shumë normale e shkrepur nga paparacët, po bën xhiron e rrjetit, njofton Insajderi.

Në pamje, është një foto e zakonshme  e një të famshmi që ka dalë për të kryer ndonjë punë, por në fakt nuk është kështu. Këngëtarja nuk është parë kurrë me rroba që ekspozojnë forma e saj të trupit, në mënyrë që kurrë të mos diskutohej për fizikun e saj. Si për inat, pikërisht kjo po ndodhë tani!

Pasi u fotografua duke u dukur “e panjohshme” (me sa duket) kur ajo doli jashtë së fundmi me një veshje jo të gjerë – një stil për të cilin ajo është e famshme – vetë 18-vjeçarja është bërë objekt i turpërimit të trupit.

Komentet ‘ndotën’ internetin duke poshtëruar format dhe linjat e trupit të këngëtares, duke krahasuar trupin e saj me atë të një “mami të viteve ’30 që pi shumë verë”.

Është zhgënjyese të shohësh Billie që bëhet shënjestra e këtyre komenteve, por ajo që fuqizon është se ajo i ka frymëzuar qartë ndjekësit e saj të flasin kundër fenomenit.

Në fillim të këtij viti, këngëtarja e “No Time To Die” bëri një deklaratë të fuqishme kundër komentuesve të tillë gjatë natës së hapjes së turneut botëror “Where Do We Go” në Miami, duke komentuar mbi standardet e dyfishta me të cilat përballen gratë.

Gjatë koncertit, Billie ndau një video duke hequr bluzën për të bërë një deklaratë në lidhje me vetë-fuqizimin dhe gjykimin me të cilin përballen gratë. Në të, ajo tha:

“Nëse ajo që vesh është e rehatshme, unë nuk jam grua. Nëse zhvishem, unë jam një lavire. Disa njerëz e urrejnë atë që unë vesh, disa njerëz e vlerësojnë atë. Disa njerëz e përdorin atë për të poshtëruar të tjerët. I ndjej shikimet e tua, mospranimin ose psherëtimat e tua të lehtësimit, po nëse do i merrja për bazë, kurrë nuk do të isha në gjendje të lëvizja”

“Trupi me të cilin kam lindur, nuk është ai që dëshironit? Nëse ajo që vesh është e rehatshme, unë nuk jam grua. Nëse zhvishem, unë jam një lavire. Megjithëse nuk e keni parë kurrë trupin tim, ju prapë më gjykoni. Pse?”

Është zhgënjyese, përkundër këtij mesazhi të fuqishëm, këngëtarja ende gjykohet për mënyrën se si duket, por prapë ajo qëndron e fortë, duke dhënë atë që i duhet fansave të saj.

/Insajderi.com

Burimi: Cosmopolitan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *