Pamje nga trajnimi i sotëm për ndërtimin e kapaciteteve të përfaqësuesve të Këshillit Lokal Ekonomiko-Social të Tetovës dhe të rinjve

Dita e parë e trajnimit për ndërtimin e kapaciteteve të përfaqësuesve të Këshillit Lokal Ekonomiko-Social të Tetovës dhe të rinjve. Në këtë ditë, fokusi kryesor i trajnimit është puna e mëparshme e bërë nga Këshilli Ekonomik-Social Lokal i Tetovës ndër vite, praktikat e mira dhe sfidat e këtij këshilli. Gjatë pjesës së dytë të trajnimit, përfaqësuesit e Këshillit Ekonomik-Social Lokal të Tetovës dhe të rinjtë do të punojnë në zhvillimin e dokumenteve strategjike të këshillit për periudhën 2021-2024. Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit “Bashkëpunimi lokal për dialogun social” dhe financuar nga Olof Palme International Center dhe mbështetur nga Qeveria Suedeze.

/TS.MK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *