Pasarelë mode në një stallë kuajsh

Tërheq vëmendjen ideja e stilistes angleze

Një stallë kuajsh për ushtrinë për pasarelë mode. Tingëllon çuditshëm, por kjo ishte përzgjedhja e stilistes angleze Stella Mekkartni për të prezantuar koleksionin e saj Vjeshtë/Dimër për femra në javën e modës në Paris.

E bija e Pol MekKartnit, këngëtarit të famshëm të grupit legjendar britanik të muzikës Bitëlls, përzgjodhi këtë formë për të promovuar veshje ku nuk përdoret lëkura e kafshëve dhe ku materialet e veshjeve janë në përputhje me rregullat për mbrojtjen e natyrës. Copat e kanë prejardhjen nga kërpudhat, mollët apo mbetjet e rrushit.

Takat e tyre zhyteshin në tokë të butë, teksa modelet prezantuan xhaketa të gjata të shtrënguara në bel, pardesy e fustane asimetrike të mëndafshta me dantella. Disa prej veshjeve kishin motive kuajsh.

Për të treguar se njeriu mund të jetojë në harmoni me natyrën, kuajt ishin të pranishëm gjatë gjithë sfilatës në stallën e tyre dhe drejtoheshin pa shqetësuar modelet nga trajneri i tyre Zhon Fronsua Pinjo’.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *