PERSONAZHET E FAMSHËM MË TË PAGUAR NË INSTAGRAM PËR VITIN 2021 – KU RENDITET DUA LIPA?

Hopper HQ ka zbuluar edhe një herë personazhet e famshëm më të paguar në Instagram, njofton Insajderi.

Kylie Jenner (223 milionë ndjekës) është rrëzuar nga froni, duke i hapur rrugë aktorit Dëayne ‘The Rock’ Johnson (226 milionë ndjekës)  i cili fiton deri në 1 milion dollarë për një postim të sponzorizuar në Instagram.

Klani Kardashian / Jenner e gjen veten në 15 renditjet më të mira. Kim Kardashian, Kendall Jenner dhe Khloe Kardashian hynë përkatësisht në # 4, # 14 dhe # 15.

Emra të tjerë të njohur në ndarjen e gjerë të Hopper HQ përfshijnë Kevin Hart në # 18 (499,000 dollarë për postim), Rihanna në # 20 (449,000 dollarë për postim) dhe Dua Lipa në # 29 (252,000 dollarë për postim).

Më poshtë gjeni të plotë listën e 15 vendeve të para të personazheve më të paguar në Instagram.

  1. Dwayne ‘The Rock’ Johnson – 1,015,000 dollarë për postim (226 milionë ndjekës)
  2. Kylie Jenner – 986,000 dollarë (223 milionë ndjekës)
  3. Cristiano Ronaldo – 889,000 dollarë (273 milionë ndjekës)
  4. Kim Kardashian – 858,000 dollarë  (212 milionë ndjekës)
  5. Ariana Grande – 853,000 dollarë (228 milionë ndjekës)
  6. Selena Gomez – 848,000 dollarë  (180 milionë ndjekës)
  7. Beyonce Knowles – 770,000 dollarë  (170 milionë ndjekës)
  8. Justin Bieber – 747,000 dollarë  (168 milionë ndjekës)
  9. Taylor Swift – 722,000 dollarë  (152 milionë ndjekës)
  10. Neymar da Silva Santos Junior – 704,000 dollarë (148 milionë ndjekës)
  11. Lionel Messi – 695,000 dollarë (193 milionë ndjekës)
  12. Jennifer Lopez – 663,000 dollarë (148 milionë ndjekës)
  13. Nicki Minaj – 625,000 dollarë (132 milionë ndjekës)
  14. Kendall Jenner – 608,000 dollarë (157 milionë ndjekës)
  15. Khloe Kardashian – 608,000 dollarë (135 milionë ndjekës)

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *