Ratkoceri: Zgjedhjet në Tetovë, shuplakë për BDI! ASH po shkon drejt shpërbërjes (VIDEO)

Në tetorin e vitit të kaluar BDI kishte marr 10.114 vota në Tetovë, ndërsa dje mori 8702. Sipas këtij rezultati BDI për një vit ka humbur për 1412 vota. Në këto zgjedhje Lëvizja Besa shënoi rritje të elektoratit votues. Trupi votues i Besës është rritur për 1253 votues më shumë se zgjedhjet e kaluara, kur kishte marr 8367 vota, ndërsa dje siguroi 9620 vota.

Sipas analistit Arben Ratkoceri ky rezultat është befasues dhe shtoi është një shuplakë për BDI-në.

“Ishte hera e parë ndoshta prej 20 vite që e shohim liderin e BDI-së Ali Ahmetin, në një press konferencë ku shpall një humbje. Unë si gazetar isha kurioz ta dëgjoj edhe formën e radhitjes së fjalive të shpalljes së humbjes sepse deri tash BDI në çdo lloj zgjedhje ka qenë fituese. E vlerësoj si një shuplakë të madhe për BDI-në”, tha Arben Ratkoceri, analist.

Vitin e kaluar Aleanca për Shqiptarët në zgjedhjet lokale kishte garuar në koalicion me Alternativën. Aso kohë të dy partitë së bashku kishin marrë 3912 vota. Këto zgjedhje ASh dhe Alternativa ishin të ndara. ASH morri vetëm 777 vota, ndërsa Alternativa 1118. Megjithatë nëse i llogarisim votat e tyre si të përbashkëta, atëherë të dyja bashkë kanë marrë 1895 vota.

“Kjo e Aleancës për Shqiptarët është një rezultat katastrofal për këtë parti nëse vazhdon Aleanca në këtë formë atëherë Aleanca realisht po shkon avash-avash drejt ndoshta edhe shpërbërjes si strukturë politike fatkeqësisht do të kisha thënë, dhe kjo ka qenë befasi ndër më të mëdha të në këtë zgjedhje”, pohoi Arben Ratkoceri, analist.

Sipas rezultateve paraprake të KSHZ-së, Lëvizja BESA në këshillin e ri komunal do të ketë 12 këshilltarë, BDI 11, VMRO DPMNE 4, LSDM 2, Alternativa dhe PDSH nga 1 këshilltar. Pa këshilltar ka mbetur Aleanca për Shqiptaret dhe Lista “Më mirë për Tetovën”.

/TS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *