SHBA DO TË NDAJË RRETH 6 MILIONË VAKSINA PËR 13 SHTETE, NË MESIN E TYRE EDHE KOSOVA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë vendim për shpërndarjen ndërkombëtare të 25 milionë dozave të vaksinave.

Kjo u bë e ditur nga raportuesja e Washington Post dhe MSNBC rreth Shtëpisë së Bardhë, Anne Rumsey Gearan.

Ajo ka publikuar listën e shteteve ku do të shpërndahen këto vaksina, në të cilën bën pjesë edhe Kosova.

Kosova është në një grup me Meksikën, Kanadanë, Republikën e Koresë, Bregun Perëndimor dhe Gazën, Ukrainën, Haitin, Gjeorgjinë, Egjiptin, Jordaninë, Irakun, Jemenin dhe punëtorët e vijës së parë të Kombeve të Bashkuara.

Ndërkohë, një sasi tjetër prej 19 milionë vaksinave do të shpërndahet për një numër tjetër të shteteve.

Image

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *