SHBA: NJË I VDEKUR E 11 TË LËNDUAR NË SULMIN ME ARMË NË MINNEAPOLIS (VIDEO)

Një person ka vdekur dhe 11 të tjerë janë lënduar në një sulm me armë mëngjesin e sotëm në Minneapolis në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan USA Today, njofton Insajderi.

Personi, që ende nuk është identifikuar nga policia, vdiq në spital.

Një person filloj të shtinte dhe iku nga vendi i ngjarjes, thuhet në njoftimin e policisë.

Bërtima dhe e shtëna me armë mund të dëgjohet edhe në një video që po qarkullon nëpër rrjete sociale.

Minneapolis është një nga vendet ku janë zhvilluar protestat më të mëdha, pas vdekjes se George Floyd, afro-amerikanit që vdiq pasi një polic i bardhë ia shtypi qafën më këmbë deri në asfiksi.

/Insajderi.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *