SHITET REZIDENCA E MICHAEL JACKSON PËR 22 MILIONË EURO

Rezidenca e këngëtarit amerikan të pop muzikës, Michael Jackson, në qytetin Los Olivos të shtetit të Kalifornisë është shitur për 22 milionë dollarë, transmeton Insajderi.

Sipas lajmit të BBC, rezidenca e vendosur në një sipërfaqe prej 1.100 hektarësh është blerë nga ish-shoku i Jackson-it, Ron Burkle.

Këngëtari i cili ndërroi jetë në vitin 2009, tokën e kishte blerë në vitin 1987 ndërsa rezidencën e quajtur “Neverland” e kishte shndërruar në një shtëpi me kopsht zoologjik dhe një park zbavitës.

Nën akuzat e abuzimit seksual kundër Jackson-it, pretendohej se këngëtari përdori rezidencën për të mashtruar fëmijë. 

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *