Gjermania në ditën e fundit para mbylljes totale

Në ditën e fundit para mbylljes totale, në Gjermani njerëzit kanë vërshuar në rrugë për të bërë pazar dhe për të marrë ç’të mundnin në dyqane.Në Mynih, Dortmund dhe Berlin, fundjava ka qenë “e zjarrtë” për sa i takon daljeve nga shtëpia dhe blerjeve në dyqane, ku ka pasur edhe grumbullime dhe radha të gjata.
Bllokimi i përgjithshëm ka qenë në fuqi që nga 16 dhjetori në Gjermani. Rregulli i takimeve private parashikon një maksimum prej pesë personash nga jo më shumë se dy familje, duke përjashtuar fëmijët deri në 14 vjeç.Nga 24 deri më 26 dhjetor do të jetë e mundur të ftohen në shtëpi deri në katër të afërm dhe bashkëjetues të shkallës së parë.Meshat mund të festohen, por me hapësira të detyrueshme dhe maska. Ndërkohë që është ndaluar shitja e fishekzjarrëve.

Ts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *