ME NJË VIDEOMESAZH, TRUMP TREGON GJENDJEN PASI DOLI POZITIV ME COVID-19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili po trajtohet për sëmundjen COVID-19 në një spital ushtarak pranë Uashingtonit, tha se ndihet ‘shumë më mirë’ dhe se shpreson se ‘do të kthehet së shpejti’, për të përfunduar fushatën, përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, transmeton Insajderi.

“Do ta mundim këtë koronavirus”, tha Trump, duke shprehur optimizëm për efektivitetin e terapive kundër koronavirusit.

Në një video 4-minutëshe të postuar të shtunën në Twitter, Trump tha se ditët e ardhshme do të jenë ‘prova e vërtetë’, ndërsa i falënderoi të gjithë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në të gjithë botën për mbështetjen e tyre.

https://video.syri.net/upload/videos/2020/10/CTxy3hm3APoLWUWbCfYa_04_73cabe7413d0fb2a813eee2869c3b352_video_720p_converted.mp4?_=2

 /Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *