Në Bruksel hapet ekspozita e quajtur “Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s”

Në Selinë e Aleancës në Bruksel, pasdite ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska e hapi ekspozitën e quajtur “Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s”.

“Kam kënaqësinë ta hap këtë ekspozitë e cila e prezanton rrugën tonë drejt Aleancës. Momenti i anëtarësimit në NATO ishte moment për t’u mbajtur mend, moment i krenarisë. Arritëm sepse ishim të përkushtuar dhe sepse e patëm mbështetjen tuaj”, tha ministrja në hapjen para ambasadorëve në NATO.

Shekerinska, siç potencohet në kumtesën e MM-së, i falënderoi përfaqësuesit e vendeve-anëtare për të gjithë ndihmën përgjatë viteve drejt anëtarësimit me të drejtë të plotë dhe porositi se Aleanca e vlerëson dhe nuk e haron Maqedoninë e Veriut.

Ndihmësja e sekretarit të përgjithshëm të Aleancës për diplomaci publike, Baiba Brazhe theksoi se kjo ekspozitë ilustron rrugë plot me përkushtim dhe urtësi.

“Ju jeni tregim i suksesshëm “, tha Brazhe.

“Në ekspozitë janë prezantuar 28 fotografi të personaliteteve dhe ngjarjeve të cilat e shënojnë rrugën e vendit tonë drejt NATO-s, në periudhën nga viti 1993 deri në vitin 2021.

Pas ekspozitës në hapësirat e Delegacionit të përhershëm të Maqedonisë së Veriut në Aleancë, ministrja Shekerinska u shpërndau mirënjohje disa personaliteteve të cilët në suaza të NATO-s fuqishëm e mbështetën dhe e ndihmuan integrimin e vendit tonë në Aleancë përgjatë viteve.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *